Report TV -Nuk miratohet buxheti në Prrenjas, probleme në kopshte dhe çerdhe
  • 5 years ago
Mos miratimi i buxhetit nga bashkia e Prrenjasit ka hapur probleme në funksionimin e kopshteve dhe çerdheve. Sipas prindërve ka një muaj që fëmijëve ju japim bukë me vete pavarësisht pagimit të kuotave mujore.

Megjithëse kanë paguar kuotat mujore që fëmijët të marrin ushqimin e nevojshëm në kopshtet dhe çerdhet e Prrenjasit, prindërit kanë gati një muaj që i nisin fëmijët me bukë me vete. Kjo gjë ka ndodhur për shkak të mos miratimit të buxhetit në këtë bashki nga ana e anëtarevë të këshillit.

Ndërkohë disa ditë më parë prindërit që dërgojnë fëmijët e tyre në këto çerdhe e kopshte kanë protestuar përpara Bashkisë Prrenjas , por edhe kjo formë nuk ka çuar në gjetjen e gjuhës së përbashkët mes këshilltarëve.

Bashkia e Prrenjasit deri tani ka thirrur dy herë mbledhjen e Këshillit por në të dyja rastet ka dështuar miratimi i buxhetit. Këshilltarët e PS kanë deklaruar se nuk e votojnë buxhetin pasi është i jashtëligjshëm.Për këtë çeshtje ka ndërhyrë edhe prefekti i Elbasanit por situata nuk ka marrë asnjë zgjidhje.
Recommended