Ora News - Tiranë, tri familje "5 orë luftë" për të mbrojtur banesën e tyre

  • 5 years ago
#oranews

Për më shumë se 5 orë tri familje "luftuan" me mish e me shpirt për të mbajtur banesat e tyre, nga të cilat përmbarimi kërkoi ti nxirrte jashtë. Situata e tensionuar u bë dhe më e rëndë pasi aty ishin dhe fëmijët e vegjël, të moshuar apo dhe një grua me barrë. Nje numër i madh i policësh ishin të pranishëm. Disa here një grua humbi ndjenjat ndërsa kërcënonin se nuk do dilnin nga shtëpia të gjallë. U desht dhe ndërhyrja e zjarrfikësve pasi pati dhe vatra zjarri.

Tërheqja e përmbaruesve por dhe e efektivëve të policisë erdhi pas apelit që avokatët i bënë thirrje Ministrisë së Brendshme të ndërhyjë pasi "po i çonin njerëzit drejt vetëflijimit".

Avokati i familjes akuzon komisariatin nr 2 për korrupsion dhe vlerësoi tërheqjen e policisë pasi nëse nuk do të ndodhte do të kishim tragjedi.

"Vendimi i përmbarimit ishte i paekzekutueshëm pasi nuk kishin vendim gjyqësor për të hyrë brenda. Policia nuk duhet të rrijë në vendin e ekzekutimit deri në 200 metra distancë. Policia po ruante objektin, por nuk mund të ruhej pasi është objekt privat. Policia e shtetit duhej të ishte në distancë. Policia ndërhyri për të lejuar përmbaruesit që të hyjnë në shtëpi. Familjarët kishin marrë masa duke marrë dhe benzinë për t'u djegur brenda. Komisariati 2 është një ndër komisariatet me të korruptuar në Tiranë që vihet në shërbim të lekut dhe jo ligjit" u shpreh avokati.

Ora 14: 42 Në një moment u tentua të hapet dera me forcë. Banorët në një moment qëlluan me gurë drejt punonjësve të përmbarimit. Banorët goditën me vezë përmbaruesit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prishet-banesa-prane-gjimnazit-petro-nini-luarasi-banoret-bejne-rezistence

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended