Varka më e gjatë në botë

  • 5 years ago
Në shtetin Aziatik Kamboxha ndodhet varka më e gjatë në botë e cila ka shënuar rekordin Guiness për nga përmasat e saj. Gjatësia e saj është 87 metra,  peshon 12,102 kilogram, dhe ka një thellësi prej 83 cm. Mesi i varkës i cili përbën pjesën më të gjerë të saj është 193 cm. Kjo varkë është ndërtuar nga duart e njerëzve të Kamboxhas dhe ka kapacitet për 179 persona. Në kohërat më të lashta, këto varka janë përdorë për të mbrojtur territorin dhe mbretëritë. Ideja për ndërtimin e kësaj varke ka qenë që të ruhet lashtësia e saj, dhe të përkujtohen kohërat kur ajo është përdorur.

Recommended