'Natyra', Hetoja: Në ekspozitat e mia nuk ka munguar asnjëherë vëmendja ndaj gruas
  • 5 years ago
Anila Hetoja" ?E kam titulluar natyrë, sepse unë frymëzohem nga natyra. E solla në këtë tetë Mars, për të thënë se ne vajzat, gratë dimë të dhurojmë edhe art?.

Frymëzimet për realizmin e tablove të saj, vijnë nga natyra. Ëmbël nëpërmjet ngjyrave artistja pikturon gratë, vajzat me violinë, zogjtë në natyrë dhe shumë tablo të tjera

Hetoja: ?Edhe punimet marrin nga vetja, por nuk jam unë në tablo, por është siluetat e femrës, është gjithësia dhe jeta. Duke qenë se jam femër, kjo më vjen më natyrshëm. Në çdo ekspozitë timen s?ka munguar asnjëherë vëmendja ime ndaj femrës?.

Artistja Anila Hetoja ka ekspozuar brenda edhe jashtë vendit, si në Gjermani, Kanada, ku edhe ka kryer studimet e larta për dizajn dhe art. Ekspozita ?Natyra? pas Muzeut Historik Kombëtar do të udhëtojë drejt qyteteve të tjera të Shqipërisë.
Recommended