Report TV - Lapsusi i Bashës në Paskuqan, pyetën dy herë gruan se ku jeton
  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Paskuqan ku është njohur me problematikat e banorëve të zonës dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e tyre në protestën e opozitës në 16 Mars. Basha ka ndaluar nëpër shtëpitë e banorëve duke parë kushtet e tyre të jetesës.

Gjate bashkebisedimit, nje qytetare i ka shpjeguar se burri i saj eshte ne master dhe shkon çdo ditë nga Paskquani në Durrës me të ardhurat që ajo siguron nga puna në një furrë buke. Pak momente më pas Basha e ka pyetur sërish "Ku jetoni në çfarë vendi?", - Në Paskuqan pra,- ia ka kthyer ajo.
Recommended