Rrihen mjekët, QSUT: Dënojmë dhunën, rast i përsëritur - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas dhunës së ushtruar ndaj dy mjekëve, njëri në Tiranë dhe tjetri në Lezhë, ka ardhur edhe reagimi i qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?.Përmes një njoftimi QSUT dënon aktin e dhunës së ushtruar ndaj mjekes specializante të Klinikës së parë të Kirurgjisë me inicialet V.Z. gjatë ushtrimit të detyrës në Urgjencën Kirurgjikale.?Një person i dehur i papërgjegjshëm, i afërm i një pacienteje e cila po merrte shërbim mjekësor, ka dhunuar mjeken dhe më pas është konfliktuar edhe me forcat e rendit, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në shërbimin e Urgjencës Kirurgjikale.Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur,që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës.Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar ditën e djeshme ndaj personelit mjekësor dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autorët të marrin dënimin e merituar.Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.?
Recommended