40 vite në arsim! '7 Marsi' kthen në kohë mësues Bardhylin: Krenar për brezat që arsimova

  • 5 years ago
Në festën e 7-Marsit të gjithë kujtojmë me nostalgji mësuesit të cilët kanë qenë dhe udhërrëfyesit tanë.

Këtë 7 Mars ne zgjodhëm ta festonim në familjen e Z. Bardhyl Hoxha nga Tepelena i cili më shumë se 40 vite të jetës së tij ia kushtoi mësuesisë. Ai sot është 70 vjeç dhe jeton në Tiranë, së bashku me zonjën e tij Behare.

Edhe pse është shkëputur nga ky profesion prej 6 vitesh për të gjithë ata që e njohin dhe ish-nxënësit e tij, ai vazhdon të jetë mësuesi më i dashur. Ky 7 mars rikthen në kohë kujtimet e mësues Bardhylit.

?Ne sa mbaronim shkollën prisnim me padurim që të fillonim punë. Unë kam filluar shumë punë shumë shpejt, sa kam mbaruar shkollën e mesme pedagogjike në Gjirokastër. Në moshën 18-vjeç kam shkuar mësues në ciklin e ulët për herë të parë. Ishte kënaqësi të punoje me fëmijët, sa kishim mbaruar shkollën e prisnim me gëzim këtë ditë. Donim të transmetonim njohuritë tona dhe ti bënim të aftë për jetën. Ishte kënaqësi të punoje sidomos me fëmijët e klasës së parë, i mësoje të bënin shkronjat një nga një pastaj ti bashkoje pastaj ti plotësonin, ishte tamam si një gur skalitës që e merrje e skalitje dhe e përgatitje dhe shumë prej tyre i kujtoj me kënaqësi sot, gjithashtu edhe ata. Njëri prej tyre është pedagog në Universitetin e Kamzës dhe e kam mësuar në klasë të parë. Gjithmonë më dërgon përshëndetje, të falenderoj thotë për punën që ke bërë me mua.

Recommended