Wake Up/ Drane Cara, gruaja e parë shqiptare parashutiste që theu tabutë

  • 5 years ago
Edhe pse nuk shkruhet në asnjë nga librat e historisë së sportit shqiptar, në fakt Drane Cara është gruaja e parë shqiptare që guxoi të hidhej me parashutë. Bëhet fjalë për vitet '60, kohë kur ajo vendosi të ndiqte studimet ne Universitetin e Sporteve në Tiranë. Vetëm 17 vjeç ajo tregoi se pavarësisht paragjykimeve ajo me vendosmëri kërkoi të thyente tabu si e para vajzë që hidhet me parashutë. Ajo kujtoi atë moment historik në jetën e saj, frikën për tu hedhur nga 800 metra lartësi në vendin që sot njihet si ish-fusha aviacionit në Laprakë si dhe kujtoi të gjithë ata që e mbështetën në këtë vendim të guximshëm për të realizuar ëndrrën e saj.

Recommended