Rudina - John Shahu pas hitit "Mike" sjell kengen me te re "Havana"! (06 mars 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ai është një ndër zërat më melodioz që i është shtuar muzikës shqiptare kohët e fundit. Një artist i ri, i cili shumë shpejt u bë i dashur për publikun pas hitit ?Mike?, bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe Ledri Vulën.

Bëhet fjalë për këngëtarin John Shahu, i cili ishte sot i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan për të prezantuar këngën e tij të re, të titulluar ?Havana?. Këngëtari tha se ishte hera e parë që dikush tjetër kompozonte për të, por shtoi se ?Havana? i është përshtatur.

?Më frymëzon Shqipëria për të kompozuar, më pëlqen miksimi i muzikës ballkanase me ?R&B?. ?Havana? është bashkëpunim me Gramoz Kozelin. Ai bëri instrumentin, ishte hera e parë që i lija në dorë kompozimin e një kënge dikujt tjetër, por doli bukur dhe m?u përshtat. Xhirimet janë bërë në Tiranë dhe nuk ishte e vështirë. Kënga ka vetëm pak ditë që është publikuar?, tha Shahu.

Ai është bërë i njohur për publikun shqiptar që prej vitit 2017, pas pjesëmarrjes në ?Kënga Magjike?, me këngën ?Medicine? dhe është një artist që i shkruan vetë këngët e tij.

Recommended