Leksion goditës për shqiptarët nga një turist i huaj...“Ne bëjmë pis, ata pastrojnë"

  • 5 years ago
Parku kombëtar i Lurës në zonën malore të Thethit, një pasuri natyrore e jashtëzakonshme, është ndër prioritetet e vizitorëve të huaj që duan të shohin pika turistike të veçanta në Shqipëri.

Përveç mahnitjes nga madhështia e maleve, gërshetuar me bukurinë e natyrës dhe ajrin e pastër, të burimeve ujore dhe bimësisë së rrallë, një nga turistët europianë, udhëtar me motor në këto anë, është befasuar nga ndotja e mjedisit përreth këtyre peizazheve mbresëlënës.

Çfarë ka bërë ai, duke mos qëndruar indiferent ndaj këtij fenomeni të turpshëm që karakterizon edhe zona kaq të veçanta që klasifikohen pasuri kombëtare dhe ku zhvillohet jeta e shumë banorëve, kafshëve dhe shpendëve dhe e një bimësie të pastër?! Ka bërë atë që nuk e bëjnë shqiptarët. Ka përveshur mëngët, ka vënë dorezat higjenike dhe ka nisur nga puna për pastrimin e gjithë kësaj hapësire. Ka mbledhur gjithçka të hedhur përreth, që nga qeset dhe bidonat plastikë, mbetjet urbane e çdo mbeturinë tjetër të amortizuar nga efekti kohë.

Duke shprehur habinë e tij për këtë ndotje të skajshme, ai nuk ka nguruar që me anë të videos së filmuar dhe publikuar të përçojë edhe një mesazh me këtë ?aksion?, si një gjest që turpëron këdo që e shikon të publikuar në rrjetet sociale. Pastrimi, çështje kulturë kombëtare, edukate personale apo sipërmarrje fushatash në momentet kur i gjykojnë të favorshme ministria e mjedisit e çdo qeverisje apo agjensitë kombëtare e rajonale të mjedist?!

Ç?rëndësi ka fundja?

Secili e di përgjigjen brenda vetes, e për sa kohë do të na mësojnë të tjerët ta duam mjedisin dhe natyrën, si pjesën më të shëndetshme të jetës së përditshme, ne gjithmonë do të ankohemi se me ?punët tona të brendshme? merremi vetë!!!

Recommended