Ora News - Basha: 16 marsi, protesta vendimtare për të përcjellë Ramën

  • 5 years ago
#oranews

Opozitës do ti duhet edhe një tjetër protestë për të dërguar Ramën në shtëpi. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur për simpatizantët e tij nga selia blu tha se 16 marsi, dita kur opozita ka thirrur një protestë mbarëkombëtare, do jetë vendimtare për këtë proces.

Lulzim Basha: Populli i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të asgjesimit të Asamblesë së Krimit dhe nxjerrjen e kësaj Asambleje lakuriq para botës si kazani i plehrave, horrave, hajdutëve dhe kriminelëve. Ka meritën e ndezjes së shpresës dhe besimit të çdo shqiptari për të nesërmen që po vjen. Sot e kemi çuar njëherë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit, parlamentin ilegjitim dhe kemi hapur përfundimisht shtegun e vetëm përmes të cilës do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari. Zgjidhja e vetme politike është largimi një orë e më parë i kryezullumqarit Edi Rama.

Dua ti bëj një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë në një tjetër akt vendimtar të hapjes së portave të shpresës, hapjes së portave të Europës, të zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën, horrat dhe kriminelët e tij. Me një akt tjetër të madh që do të na bashkojë trefish më shumë se me 16 shkurt, me 16 mars në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të rilindjes, për të çliruar Shqipërinë, të ardhmen tonë, për të çliruar zgjedhjet, ekonominë, madje për të çliruar dhe vetë PS.

Mos kini frikë, asgjë nuk do të ndalë popullin nga vullneti për të marrë në dorë fatet e tij. Ajo që po vjen është liria juaj, sovraniteti juaj, fundi i arrogancës dhe krimit.Ajo që po ndërtojmë është Shqipëria e shqiptarëve.Kurrë më errësira e krimit, perversiteti i hajdutërisë nuk do të vendosë për ju dhe fëmijët tuaj. Ora e Shqipërisë europiane po troket, ora e largimit të Edi Ramës po troket mbrapsht: Tik-tak, tik-tak!Gati për uraganin e pamposhtur popullor me 16 mars.

Për Bashën Edi Rama dhe regjimi i tij ka marrë fund. Ndaj sipas tij, çdo tentativë nga ana e kryeministrit për të zgjatur agoninë e tij do ti shtojë faturën para popullit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-16-marsi-protesta-vendimtare-te-percjelle-ramen

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended