Ora News – Policia rrethon Kuvendin me kamera me rezolucion të lartë para protestës

  • 5 years ago
#oranews #protesta
Edhe pse policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje negative kërkesës së Partisë Demokratike për të marrë leje për zhvillimin e protestës, që pritet të mbahet ditën e martë para Kuvendit të Shqipërisë, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë ku ndër të tjera orët e fundit ka instaluar kamera me rezolucion të lartë që mundësojnë identifikimin e protestuesve me anë të zoom-it.

"Janë 6 kamera sigurie që janë instaluar nga policia e shtetit në vende të ndryshme për të pasur një panoramë sa më të gjerë të aktivitetit të protestuesve. Tre kamera sigurie janë vendosur në sheshin pranë parlamentit dhe qendrës tregtare, dy kamera janë të fiksuara ndërsa një e lëvizshme që do monitorojë të gjitha lëvizjet në këtë pjesë rtë sheshit.

Një tjetër kamer është vendosur në pallatin që ndodhet ngjitur parlamentit e cila ka një pamje të qartë të protestuesve që vinë nga rruga e Elbasanit.Një tjetër kamer është vendosur në hyrje të kalasë së Tiranës për të monitoruar dhe lëvizjet e mundshme të protestuesve në këtë zonë. Ndërkohë një kamer e lëvizshme tjetër është në sheshin pranë hyrjes së Kuvendit" informoi gazetari Besar Bajraktaraj.

Masa të tjera pritet të merren edhe gjatë ditës së nesërme.

Mendohet se do të jenë mbi 1000 efektivë që do të angazhohen për protestën dhe do të jenë të vendosur në të njëjtin pozicion si në protestat e shkuara të opozitës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/policia-rrethon-kuvendin-me-kamera-me-rezolucion-te-larte-para-protestes
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended