Report TV - Ekskluzive/ Zbulohen mesazhet në telefonin e vrasësit të gjyshit në Vlorë
  • 5 years ago
Disa mesazhe të gjetura në celularin e 17-vjeçarit Vangjel Kapllani, ku ai fliste me Flarian Xhyvelaj, duke e porositur këtë të fundit ti gjentë një pistoletë me silenciator, janë bërë shkak për zbardhjen e të vërtetës së vrasjes të 69-vjeçarit në Vlorë. Fillimisht Vangjel Kapllani, nipi i viktimës ka shpjeguar se kishte dalë nga shtëpia rreth orës 18:00 dhe ka bërë xhiro në ?Lungo Mare? me dy shokët e tij Menelao Toti dhe Dhimitris Dollo. Sipas dëshmisë së tij ai ështëkthyer në banesë rreth orës 20:30 dhe ka gjetur gjyshin e dëmtuar të shtrirë tek divani. Më tej adoleshtenti ka sqaruar para grupit hetimor se kur është kthyer në banesë ka gjetur gjyshin në kuzhinë tek divani, i shtrirë dhe me demtime në pjesën e pasme të kokës. Ndërkohë tek dhoma e gjumit ishte rrëmujë dhe sipas tij autorët kishin vjedhur 100.000 lekë dhe 500 euro. Në vijimësi për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë, nga ana e prokurorit Dritan Marku janë pyetur dy shokët e adoleshentit, Menelao Toti dhe Dhimitris Dollo, të cilët kanë shpjeguar se nuk ishin takuar më datë 27 shkurt 2019 me 17-vjeçarin Vangjel Kapllani.Pasi ka rënë kjo alibie e parë, autori i krimit ka pohuar se grabitjen dhe vrasjen mund ta ketë kryer vajza e viktimës, që njëherësh është dhe halla e autorit të krimit.
Recommended