Ora News – Kampionati Europian i futbollit të sallave, triumfojnë priftërinjtë portugez

  • 5 years ago
#oranews #kampionati #prifterinj
Qytetet e Ulqinit, Tivarit dhe Kotorit në Mal të Zi u bënë për 5 ditë mikpritës të edicionit të 13-të të Kampionatit Europian të futbollit në Salla për meshtarët katolik!

Mes 17 ekipeve pjesëmarrës ishte edhe Shqipëria e Kosova, kjo e fundit për herë të parë. Por asnjë nga dy ekipet shqiptare nuk arriti deri në finalen e madhe që u luajt mes Portugalisë e Bosnjës dhe ashtu si nëeuropianin e futbollit, triumfuan luzitanët.

Kjo pjesëmarrje e 300 priftërinjve, që prej 13 edicionesh, udhëtojnë në shtete të ndryshme, ishte një mundësi e mirë njohjeje, por edhe promovimi të bashkëpunimit edhe mes njerëzve të fesë.

Imzot Rrok Gjonlleshaj, ipeshkëv i Tivarit: "Mundësia shumë e mirë për të krijuar miqësi të reja, shoqëri të reja, përvoja, bashkëpunim. Synimin e përbashkët si priftërinj të Kishës Katolike."

I filluar në Ballkan për tu shtrirë më pas edhe në Europë, ky kampionat lindi si një frymëzim edhe nga pasioni që Papa Gjon Pali i dytë kishte për sportin.

Për Shqipërinë ky është viti i tretë i pjesmarrjes dhe ajo synon që pas Çekisë ku do të mbahet edicioni i 14-të, të hedhe kandidaturën për të qënë ajo mikëpritese.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kampionati-europian-i-futbollit-te-sallave-triumfojne-prifterinjte-portugez
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended