Ora News – Të pabindurit e PD-LSI për mandatet parlamentare

  • 5 years ago
#oranews #kqz
Tre kandidatë nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk i janë bindur vendimit për të dalë nga parlamenti.

Enver Roshi, në qarkun e Elbasanit, Ylli Shehu në Tiranë dhe Aurora Mara në qarkun e Dibrqs kanë dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit duke nisur procedurën për marrjen e mandatit të deputetit. Por lista pritet të shtohet.

Nga komunikimi i Ora News me Ralf Gjonin, anëtar i listës së LSI-së, shprehet se ende nuk ka marrë një shkresë nga KQZ, edhe pse nuk e mohon pranimin e mandatit të deputetit.

LSI ka dorëzuar listën me 11 kandidatë në KQZ që kanë hequr dorë nga marrja e mandatit.
Po këtë të premte, përfaqësuesi i PD-së në KQZ ka dorëzuar në protokoll listën me emrat e 38 demokratëve të cilët nuk pranojnë të bëhen pjesë e parlamentit

Ivi Kaso: Të gjithë kandidatët që kanë qenë pjesë e listës së Partisë Demokratike, që kanë qenë të Partisë Demokratike, të gjithë kanë firmosur dorëheqjen e parevokueshme dhe është depozituar. Përveç ndonjë kandidati që ka qenë pjesë e partive aleate.
Nga lista e PD-së janë 6 emra që nuk kanë pranuar të firmosin dokumentin e PD-së.

Erion Piciri dhe Selami Jenishehri në Tiranë, Ligoraq Karamelo në Korçë, Lefter Maliqi në Berat, Kujtim Gjuzi në Durrës dhe Sazan Guri në Berat.
Kujtojmë që Myslim Murrizi i PD-së nuk ka pranuar të djegë mandatin e tij, ndërsa nga LSI Lefter Koka, ndërkaq Rudina Hajdari pritet të kthehet në Shqipëri që të vendosë për fatin e mandatit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tre-kandidate-te-lsi-dorezojne-formularin-ne-kqz-6-anetare-te-listes-se-pd-se-nuk-firmosin-doreheqjen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended