Stop - Divjake, e mitura ngacmohet seksualisht, shefi i krimeve mbyll ceshtjen! (28 shkurt 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-129-sezoni-4/

Emisioni ?Stop? në Tv Klan mbrëmjen e sotme ka trajtuar rastin një ngacmimit seksual të një 13-vjeçareje në Divjakë dhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj babait të së miturës. Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët kërkuan ndihmën e emisionit ?Stop?, pasi puna hetimore e autoriteteve pas denoncimit të tyre në polici, ?ka mbetur rrugës?.

SI NISI HISTORIA?

E mitura ka treguar se është ngacmuar seksualisht nga një 55-vjeçar, banor i fshatit Çermë Sektor ku jeton edhe familja e vajzës. Nga informacione policore, por edhe dëshmi të vet banorëve, 55-vjeçari është person me precedent për raste të ngjashme. Për shkak të veprimeve të pahijshme nga 55-vjeçari, 13-vjeçarja nuk shkoi në shkollë për 1 muaj. Deri sa ngjarjen e zbuloi gjyshja e vajzës.

Gazetari- Kur e more vesh? Sa kohë ka?

Prindi- Unë, si prind, e mora vesh, kur më tha vajza, unë gati një javë, që përpiqem?

Gazetari- Një javë?

Gazetari-Vajza shkon në shkollë? Në ça shkolle?

Prindi- Shkon në shkollë, është në klasë të 6-të.

Vajza- Në klasë të 7-të.

Gazetari- Në kë shkollë?

Prindi- Çermë sektor Tërbufit, është këtu.

Gjyshja- Vinte këtu, vinte atje. Po ku di unë, ça bënte me të. Erdhën masandej dhe kërkuan këtë e unë jam vetë dhe nuk flas dot. Thashë unë-?Mirela t?keqen nëna, pse nuk shko në shkollë ti?? Shko mi bir në shkollë, se edhe 2 muaj shkollë ke. U ul këtu kjo, o nëne tha, e di si është muhabeti? Mua më ngacmon një burrë,- tha. I thashë unë: të ishte çun po hajde, si apo jo. I thashë çupës: po kush është ky burrë mi? E ka lagjen këtu, jo ky pallat, pallati tjetër.

Gazetari- Ju e njihnit edhe më përpara?

Familjarët- Po oreee, njihemi!

Prindi? Çun fshati...

Recommended