Report TV - Fleckenstein ish-deputetëve të opozitës: Shkoni në punë...megjithatë, kuvendi funksional

  • 5 years ago
Raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Evropian thotë se djegia e mandateve nuk është mënyra e duhur për t'i zgjidhur problemet politike. Ne presim që deputetët të shkojnë në punë - tha Fleckenstein.

megjithatë, Fleckenstein tha se nuk ka asnjë diskutim që Parlamenti do të funksionojë, qoftë edhe pa anëtarë të rinj. Fleckenstein tha se do të shikojnë se si do të vijojë procesi, pra nëse kandidatët e tjerë në lista do të pranojnë mandatin.

raportuesi për Shqipërinë tha në takimin e Këshillit Evropian në qershor, do të raportojnë për ecurinë e Shqipërisë, që padyshim sipas tij, duhet dhënë drita jeshile për çeljen e negociatave.

Nuk kemi dyshim që ky parlament do të vazhdojë rrugëtimin e vet, ndoshta edhe me anëtarë të rinj, do të shikojmë se cili do të jetë vendimi i qershorit. Opinioni ynë me një mazhorancë shumë të madhe ka qenë i qartë si kristali, dhe nuk ka arsye pse duhet ndryshua ky vendim.

Recommended