Prokuroria mbyll hetimet per Saimir Tahirin
  • 5 years ago
?Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimit për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri pas 17 muajsh hetime. Prokuroria ende nuk ka bërë publike akuzën, por gjatë fazës hetimore janë kryer veprime hetimore për veprat penale të trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion të zyrtarëve të larte.?

Ditën e enjte Tahirit do ti komunikohen  akuzat që ka ngritur Prokuroria e Krimeve të Rënda.  Në të njëtën kohë të pandehur do të jenë edhe 3 ish-zyrtaret e lartë të policisë së Vlorës si të përfshirë në grupin e Habiljave, Jaeld Çelën, Gjergji Kohilën dhe Sokol Bode, të cilët janë në kërkim. Më herët prokuroria e Catanias ka mbyllur hetimet për Tahirin pasi ndaj tij nuk u gjeten prova qe e implikonin ne trafikun e drogës .

Prokuroria shqiptare ka shtyrë disa herë zgjatjen e hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm në pritje të letër porosive nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi për të vërtetuar akuzat ndaj ish-ministrit.

Gjykata e Krimeve të Rënda më 11 Shkurt vendosi të pranojë kërkesën e Tahirit për moszgjatjen më të hetimeve, duke iu lënë prokurorëve afat të përfundonin hetimet deri më datë 10 Mars. Ndërkohë që ish-ministri u hetua në gjendje të lire  pas heqjes së masës arrest shtëpie nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Tv Klan
Recommended