Ora News - Myslimanët në zgjedhje, Skënder Bruçaj kërkon mandat të dytë, përballë tij Ylli Gurra

  • 5 years ago
#oranews

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me 2 Mars do të zgjedhë kryetarin e ri për një mandat 5-vjeçar. Skëndër Bruçaj kërkon një mandat të dytë për të drejtuar këtë institucion fetar, ndërsa përballë tij do të konkurrojnë dy kandidatë të tjerë, ku spikat emri i Myftiut të Tiranës. Afati për të konkurruar për këtë post përfundon me 28 Shkurt.

Agron Hoxha, drejtori i medias në KMSH: "Kemi kandidaturën e kreut aktual të KMSH. Është myftiu i Tiranës Ylli Gurra, është edhe inspektori i xhamive i KMSH, Gëzim Abdishaku."

Kryetari i ri do të zgjidhet me votë të fshehtë nga 12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, 35 myftinj si dhe anëtarë nga shoqëria civile. Gjatë ditës së shtunë pritet të shpallet edhe fituesi.

Agron Hoxha, drejtori i medias në KMSH: "Kryesia e Komunitetit Mysliman Shqiptar do të mbëjë një mbledhje dhe do të zyrtarizojë kandidaturat, që do ti kalojnë këshillit të përgjithshëm, i cili do të mblidhët në 2 mars dhe me votim të fshehtë do të zgjedhin drejtuesin e KMSH për 5 vitet e ardhshme"

Zgjedhja e drejtuesit të ri të komunitetit Mysliman pritet të pasohet edhe me përfundimin e punimeve të Xhamisë së Namazgjasë në vjeshtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/myslimanet-ne-zgjedhje-skender-brucaj-kerkon-mandat-te-dyte-perballe-tij-ylli-gurra

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended