Ora News – Pse e hodhët lëndën helmuese luftarake? Debat mes protestuesve dhe policisë

  • 5 years ago
#oranews #dialog #policiprotestuesi
Çarja e kordonit të policisë së rendit në tentativë për tu futur në Kuvend ishte momenti i parë kur policia hodhi gaz lotsjellës.

Pas tejkalimit të kësaj situate protestuesit kanë kërkuar llogari nga policët për hedhjen ndaj turmës të asaj që ata e quajnë lëndë helmuese luftarake.

Polici: Nëse ju do të protestonit në mënyrë paqësore ne do të qëndronim këtu dhe nuk do të kryenim asnjë veprim. Keni të drejtën tuaj të protestoni por në mënyrë paqësore.

Protestuesi: Paqësore jam.

Polici: Ne bëmë gjashtë hapa në momentin që ju çatë kordonin e policisë lokale. Shiko sa gurë janë hedhur.

Protestuesi: Sa vetë e kanë çarë? Nëse policia nuk është e zonja të mbajë 5 vetë nuk është detyra jote tu hedhësh gazin mijëra vetëve që protestojnë. Hajde këtu para mediave dhe të flasim.

Polici: Do të vinë tani më të mëdhenj se unë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pse-e-hodhet-lenden-helmuese-luftarake-debat-mes-protestuesve-dhe-policise
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended