Ora News - Paloka: Parlament me Taon, se Rama bën antimiting në Lushnje

  • 5 years ago
#oranews
Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se mbledhja e sotme e parlamentit është antiligjore. Në një dalje për mediat nga selia e PD, Paloka tha se Rama sot do të bëjë antimiting në Lushnje, ndërsa në Parlament çon Taulant Ballën.

Paloka: Është mbledhja e një parlamenti ilegjitim që nuk përfaqëson jo shqiptarët, por nuk përfaqëson as ata që dikur mund ta kenë votuar PS. Sot ky parlament është ilegjitim. Pasi e rrethuan me tela me gjemba, pasi i salduan hyrjet në parlament, sot kanë kaluar në ilegalitet të plotë për të shpëtuar kokën e Edi Ramës. Kanë filluar mbledhin parlamentin jo vetëm sikur e kanë privat, por edhe në ilegalitet. Ndërkohë që tjetri bën antimitingun në Lushnje, se vetë ikën, as nuk rri në parlament, dërgon Taon dhe Spiropalin në Parlament.

Ne ju kemi bërë thirrje të gjithë qytetartëve të Tiranës që sot të jenë para parlamentit dhe ne do të zhvillojmë protestën, ashtu sic e kemi deklaruar sa herë që të mblidhen dhe kudo që të mblidhen.

Banalitetet e Taos. Ne që dorëzojmë imunitetin kemi frikë nga drejtësia. Këta që fusin ligj për rritur imunitetin që mos ja dorëzojnë prokurorisë, këta nuk kanë frikë.

Për ambasadorin e BE, Luigi Soreca, Paloka kishte një përgjigje:

Paloka: Protestat janë të qytetarëve. Atyre ia ka thënë njëherë Basha dhe atë duhet të ndjekin. Mos i kërkojnë shqiptarëve asgjë për të cilën nuk do e kërkonin për qytetarët e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paloka-parlament-me-taon-se-rama-ben-antimitik-ne-lushnje

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended