Venezuele-Kolumbi, tension ne kufi - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vijojne tensionet ne kufirin mes Kolumbise dhe Venezueles pasi Nicola Maduro nuk lejoim mbi 280 ton ndihma humanitare qe te hynin ne Venezuele te shtunen e kaluar. Kufiri eshte i mbyllur tashme dhe qindra njerez tentojne ta kalojne atë. Ata thone se duan te bashkohen me familjet e tyre dhe se duan ti japin ushqime dhe mjekime atyre qe jane ne Venezuele, por nuk munden, sepse disa ore me pare kishte perplasje me Garden Venezueliane dhe njerezve, te cilet i qellonin me gurë.Ndersa ushtria ju pergjigj duke i hedhur gaz. Ata u perpoqen te kalonin ne pjesne tjeter te kufirit por ishte e pamundur, prandaj dhe ata kerkojne rruge te tjera per te shkuar ne Venezuele dhe per t?u bashkuar me familjet. Deri me tani 160 pjestare te policise dhe ushtrise kane braktisur Maduron dhe kane ardhur ne Kolumbi duke kerkuar ndihme dhe mbrojtje, por pritet qe ky numer te rritet edhe me ushtare te tjere qe dezertojne. Ushtaret qe jane larguar deklarojne se duan liri per vendin e tyre dhe kjo eshte arsyeja se pse ata jane ne Kolumbi tani.Tani presim perfundimin e mbledhes se grupit te LIMA-s, qe po zhvillojet ne Bogota, aty ku ndodhet Huan Guaido e po ashtu edhe Zv.Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Mike Pence. Kur te perfundoj takimi do te kuptojme se cfare do te ndodh ne oret e ardhshme ne kufirin mes Kolumbise dhe Venezueles dhe cfare do te ndodh me Qeverine e Maduros.
Recommended