Ora News - Aksioni i opozitës, krahas protestave kërkohet provokimi i mosbindjes civile

  • 5 years ago
#oranews

Pas djegies së mandateve dhe protestave të njëpasnjëshme për largimin e Ramës, opozita kërkon që të ngjallë tek qytetarët mosbindje civile. Burimet pranë kampeve kryesore opozitare, i thanë televizionit Ora, se turi i takimeve me qytetarët qellim të vetëm nuk ka vetëm shpalosjen e platformës për nesër në qeveri, por dhe nxitjen tek ata të revoltës kundër Kryeministrit dhe qeverisë socialiste.

Pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve Partia Demokratike vendosi të protestojë çdo të enjte para parlamentit, ndërsa në 16 mars do të thërrasë edhe një protestë masive kombëtare.

Ky është momenti kryesor i opozitës në rrugën e saj për largimin qeverisë Rama, pas dorëzimit të mandateve. Por krahas kësaj, mësohet se zyrtarët e opozitës përfshirë dhe deputetët që kanë lënë mandatet, nga të gjithë forcat politike, do të angazhohen në një tur takimesh me qytetarët në gjithë vendin të ndarë në grupe punë, kryesisht mbi zonat që përfaqësojnë.

Këto takime kanë për qëllim shpalosjen e platformës së opozitës për nesër në qeveri, e kjo për faktin se ata janë të bindur se Rama do të dorëhiqet dhe se do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Basha: Sezoni i protestave vetëm sapo ka nisur dhe nuk do të ketë të ndalur. Asgjë nuk do ta frenojë energjinë popullore për largimin e të keqes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksioni-i-opozites-krahas-protestave-kerkohet-provokimi-i-mosbindjes-civile

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended