Strategjia e opozites, protesta çdo te enjte
  • 5 years ago
Partia Demokratike vendos të organizojë çdo të enjtë protesta para Parlamentit. E para do të organizohet më 28 Shkurt, e më pas më 7 dhe 18 Mars. Sipas Bashës, kjo e fundit do të jetë një protestë kombëtare. Basha deklaroi pas mbledhjes së kolegjit të kryetarëve se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

Kreu demokrat ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve ?Associated Press? transmetuar në televizionin ?Russia Today?. Basha deklaron se djegia e mandateve ka të bëjë me faktin se sipas tij, parlamenti është zgjedhur jo me votat e popullit, por ato të krimit të organizuar që bashkëpunoi me qeverinë.

"Parlamenti ynë nuk është produkt i votës së popullit, por siç është bërë e ditur nga përgjime të Prokurorisë të publikuara nga media ndërkombëtare, është produkt i krimit të organizuar që ka bashkëpunuar me qeverinë aktuale".

Të mërkurën në Tiranë do të mbërrijë një delegacion i Parlamentit Europian, i cili do të takojë liderët politikë të dy poleve, në përpjekje për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës.
Recommended