Video skandali që burgosi policin e Shkodrës ishte Fake News i një portali, gjykata e liron

  • 5 years ago
Pas 11 ditësh qëndrim në qeli Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lirojë policin e Gruemirës, Berhan Bajrakuriti, i cili u prangos pas publikimit nga një portal një videoje intime ku pretendohej se Bajrakurti po ngacmonte seksualisht një 15 vjeçare në rrjetet sociale. Kjo video bashke me akuzat lëshuar nga portali pa asnjë verifikim, ka rezultuar një fake news: as në Policinë e Koplikut dhe as në Policinë e Shkodrës nuk është paraqitur kurrë të denoncojë këtë rast as vajza 15 vjeçare dhe as familja e saj. Gjatë aktit të ekspertimit të videos së sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rezulton në të kundërt që Berhan Bajrakurti kryen veprime intime me bashkëshorten e tij në ambientet e shtëpisë së tij.

Lidhur me këtë çështje është marrë në pyetje dhe bashkëshortja e Bajrakurtit, e cila ka pranuar se video është krejtësisht intime dhe nuk ka lidhje me akte pedofilie siç është trajtuar në media. Vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkoi në Koplik një ditë pas arrestimit dhe ngriti shqetësimin e mungesës së denoncuesit. Policia dhe prokuroria kishin arrestuar, Behran Bajrakuriti, vetëm mbi bazën e fakenews-it të botuar nga një portal dhe përhapur në shumë media online të tjera, të cilat për mungesa të gazetareve dhe profesionalizmit i shumë shpesh transformohen në fabrika e lajmesh të rreme.

Edhe opozita nuk humbi rastin për ta sulmuar policinë duke pretenduar që Bajarkuriti ishte shkarkuar në kohën e PD nga radhët e policisë pikërisht për ''ngacmim seksuale'', tjetër akuzë që nuk u rezultoi e vërtetë. Nxitimi me të cilin policia e prokuroria kanë vepruar kundër policit pavarësisht nga mungesa e provave, me sa duket lidhet me psikozën përhapur në opinion publik nga botimi i fakenews, që ka ardhur pak ditë pas një skandali pedofilie mes nje grupi nxënësish në Kavajë kur sërish policia ishte akuzuar nga opozita për një tentative për të fshehur skandalin dhe për të mbrojtur përdhunuesin e një vajze 14 vjeçare. Tjetër akuza që rezultoi pastaj totalisht e pavërtetë.

Ky fake news pati pasoja fatale për jetën personale dhe karrierën e policit Bajrakurti, i cili u arrestua me damkën e pedofilit. Vellezërit e tij pak ditë më parë kërkuan të zbardhjen e ngjarjes teksa shtuan se janë të gjithë burrat e fisit që nuk guxojnë të dalin jashtë nga turpi. Policia e Shkodrës dhe Prokuroria do duhet të nisim një hetim për të kuptuar se kush fshihet pas këtij lajmi që veç Policit Bajrakurti njollosi edhe imazhin e Policisë së Shtetit.

Recommended