Ora News - Fleckenstein: Protesta po, por jo dhunë. Mos prisni gjithmonë arbitër nga Brukseli

  • 5 years ago
#oranews #knutfleckenstein
Mos prisni që gjithmonë të vijnë arbitër nga Brukseli për të sheshuar çdo grindje, thotë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein në intervistë për Deutsche Wellen.

Deutsche Welle: Zoti Fleckenstein, Tirana po zien sërish nga protestat. Si i shikoni këto zhvillime?

Knut Fleckenstein: Protestat paqësore në një demokraci janë të zakonshme dhe të mundura. Edhe në Tiranë duhet të jenë të mundura, por e rëndësishme është që të mbeten paqësore, dhe që të mos e zëvendësojnë punën parlamentare.

Deutsche Welle: Dje ju u takuat me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn, çfarë ishte në qendër të bisedimeve?

Knut Fleckenstein: Folëm se si ta bëjmë të mundur që të arrihet deri tek hapja e bisedimeve të anëtarësimit pa probleme, për procesin e reformave, por sigurisht edhe për efektin që mund të ketë situata e vështirë tani në Tiranë ndaj një procesi të tillë.

Deutsche Welle:A kishit një këshillë për t'i dhënë me vete?

Knut Fleckenstein: Po... është e vështirë për momentin, një këshillë mund t'ia japësh partive në opozitë, ndërsa këshilla për qeverinë është natyrisht, vazhdoni reformat, vazhdoni me procesin e vetingut.

Deutsche Welle: Opozita ndërmori një hap të pashembullt, i pandërmarrë kurrë më parë, djegien e mandateve të deputetëve. Cili është vlerësimi juaj?

Knut Fleckenstein: Kjo është një lloj prishjeje kontrate. Nuk mund të them, nëse kjo është e drejtë apo e gabuar, por di që parlamentarët duhet ta kryejnë punën e tyre në parlament. Jam i zhgënjyer që papushim na duhet të flasim për atë që deputetët t'i ushtrojnë apo jo mandatet e tyre. Por është e vështirë për mua të jap një përgjigje për atë, nëse opozita ia kthen vendet e deputetëve popullit apo nëse i ushtron detyrat e saj, këtë duhet ta vendosin vetë ata, nuk mund të jap një këshillë.

Deutsche Welle: Opozita thotë, se ky nuk ishte një qëllim në vetvete, por "rekursi i fundit" për të arritur një qëlim të madh, rrëzimin e një qeverie të krimit. Kështu u shpreh kreu i saj, Lulzim Basha. Si e komentoni ju këtë?

Knut Fleckenstein: Këtë nuk e komentoj aspak. "Qeveria e krimit", është zgjedhur nga populli. E nëse është një qeveri e krimit, këtë e vendos një prokuror, një gjykatë, dhe jo një raportues nga Brukseli.

Deutsche Welle: E pikërisht kur vjen fjala tek drejtësia, opozita nuk ka aspak besim tek vetingu, dhe e akuzon qeverinë Rama, se po e përdor atë për ta vënë drejtësinë nën kontroll...

Knut Fleckenstein: Nga ato që dëgjoj nga amerikanët që e shoqërojnë këtë proces, nga ato që dëgjoj nga misioni i BE-së, ky proces po ecën i pastër dhe i rregullt dhe nuk mund ta konfirmoj këtë.

Deutsche Welle:A i shikoni protestat si lajmëtare të këqija për proceset që priten në verë, zgjedhjet lokale dhe më e rëndësishmja hapja e negociatave të anëtarësimit me BE?

Knut Fleckenstein: Le ta themi kështu...nuk i vlen hapjes së negociatave dhe është dëmtuese, sigurisht demonstratat janë tërësisht në rregull, sa...

Recommended