Ora News - KQZ thirrje ekspertëve kontabël

  • 5 years ago
#oranews
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje publike ekspertëve kontabël të licencuar që të shprehin interesin për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2018, në mbështetje të nenit 23/2, pika 2 të ligjit nr. 8580, ?Për Partitë Politike?, i ndryshuar.

Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere:

Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licensuar në 5 vitet e fundit.
Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.
Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.
Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.
Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.
Auditët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 10.03.2019, këtë dokumentacion:

1- Kërkesë aplikimi;

2- Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara.

Pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga KQZ, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2018 nga partitë politike.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/kqz-thirrje-eksperteve-kontabel

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended