Ora News – Djegia e mandateve, Artan Fuga: Duhet bërë shumë kujdes! Kriza mund të jetë shumë e madhe

  • 5 years ago
#oranews #djegiaemandateve #artanfuga
Akademiku i njohur Artan Fuga i ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, tha kriza politike mund të përkeqësohet pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve, pasi faktori ndërkombëtar mund të mos angazhohet për zgjidhjen e saj.

Pjesë nga biseda:

Fuga: Ne gjithmonë shpresojmë që janë ndërkombëtar që na zgjidhin krizat tona, por këtu duhet patur kujdes. Jo gjithmonë ajo që ka ndodhur do të duhet të ndodhi dhe do të vijë një moment kur ndërkombëtarët. Në një moment të caktuar mund të jenë në unison, në një moment të caktuar mund të jenë të zënë në kriza të tjera dhe nuk mund të jenë të gatshëm për të zgjidhur krizën tonë dhe kriza mund të jetë shumë e madhe.

Duhet bërë kujdes! Flitet për një krizë të mundshme gjeopolitike në Ballkan. Ne nuk mund të prodhojmë kriza në mënyrë fëminore, duke thënë se presim të huajt që mund të na i zgjidhin. Gjuha e opozitës, është gjuha e atij që nuk i dëgjohet fjala dhe më pas kalohet tek gjuha e trupit.

Mund të hyjmë në një fazë ku nuk dihet çfarë do të ndodhë. Unë do ta quaja dështim total të klasës politike me përgjegjësinë kryesore të mazhorancës. Unë mendoj që ka ardhur koha që edhe mazhoranca edhe opozita të ulen duke lënë mënjanë fjalët e hidhura, të ulen dhe detyra e tyre është që t'u japin mundësi shqiptarëve të votojnë qetë dhe partive në kushte të barabarta dhe me një liberalizim të kodit elektoral. Në Kushtetutë kemi vendimin e drejtpërdrejt dhe asnjëri nuk voton në mënyrë të drejtpërdrejt sepse askush nuk e di se ku i shkon vota.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/djegia-e-mandateve-artan-fuga-duhet-bere-shume-kujdes-kriza-mund-te-jete-shume-e-madhe
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended