BOOM denoncon një rast të padëgjuar më parë, 60-vjeçares burrin ia bëjnë baba

  • 5 years ago
#oranews #BOOM #burrinperbaba
Nuk janë të pakta rastet që të moshuarit pasi kanë punuar një jetë nuk mund të gezojnë pensionin e pleqërisë për shkak të ngatërresave nga më të ndryshme që ndodhin në zyrat e shtetit, por rasti që emisioni "BOOM" në Rtv Ora News denoncoi sot është i padëgjuar më parë.

Zyrako Banushaj, banuese në Vlorë shkoi për të dorëzuar dokumentet e pensionit por mbeti pa fjalë kur Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Vlorë e njoftoi se dosja është kthyer për rishqyrtim nga Tirana pasi atësia e saj është shënuar gabim.

Në vitet e punës të cilat zonja Banushaj i kishte në Fier në dokumenta rezulton se bashkëshortin ia kishin berë baba, pra në atësi nuk figuronte emri i babait Selim por emri i bashkëshortit Hetem.

Sikur të mos mjaftonte ky fakt, 6 vite të tjera nuk i njihen zonjës Zyrako pasi figuron e regjistruar me emrin Noçe në koperative.

Ky ka qenë emri i përkëdhelisë që e thërrisnin prindërit kur ishte e vogël.

Zyrako Banushaj: Kam bërë dokumentat e pensionit, më thanë që ty nuk të figuron babai yt por të figuron burri baba.Më thanë hajde pas një muaji e gjysmë të marr përgjigjen e pensionit. Shkoj dhe pyes, më thonë të është kthyer dosja prapë. Me emrin Noçe nuk përfiton pension tha se emrin e ke Zyrako.Dosja erdhi 10 herë në Tiranë, nuk e panë ata në fillim?

Kur kam lindur më ka regjistruar gjyshi me emrin e nënës së tij Zyrako por ngaqë më përkëdhelnin më thërrisnin Noçe, në shkollë e kisha Zyrako. Në moshën 15-16 vjeç që i nxirrnin në koperativë më kishin shkruar me emrin Noçe. Tani nuk më njohin Noçen.

Më thonë që do shkosh të hapësh gjyq.Ça do më vërtetojë gjyqi, më thotë më sill babanë, nuk e kam, nënën nuk e kam, gjyshin nuk e kam. Kam hallat, motrat e babait.Noçe më thërrasin në telefon.Burri më thërret Zyrako.

Bashkëshorti: Nuk më erdhi mirë kur pashë që më kishin bërë babain e bashkëshortes, është mungesë logjike e institucioneve që drejtojnë. E padëgjuar ndonjëherë.

Gazetarja e "BOOM" shkoi në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore të Vlorës dhe specialistë nga ky institucion thonë se duhet bërë një ankesë te Agjencia e Sigurimeve Shoqërore.

Së bashku me zonjën Zyrako, gazetarja e "BOOM" dorëzoi ankimimin me shpresën që të vijë një përgjigje pozitive nga Tirana, pas shqyrtimit të ankesës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/boom-denoncon-nje-rast-te-padegjuar-me-pare-60-vjecares-burrin-ia-bejne-baba

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended