Protesta, reagojne nderkombetaret - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar në bllok lidhur me aktet e dhunës të ndodhura gjatë protestes në bulevard. Ata kanë dënuar dhunën e ushtruar si dhe bënë thirrje për protesta paqësore. Ambasada amerikane në Tiranë në qëndrimin e saj ka theksuar se dëmtimi i pronës publike si dhe dhuna janë të papranueshme; Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t?i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t?u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive.Edhe zyra e delegacionit europian në Tiranë bëri thirrje për vetpërmbatje,Delegacioni i bashkimi Europian si dhe ambasadat e shteteve anëtare bëjnë thirrje për vetpërmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarve për të shprehur veten përmes protestës paqëësore është një vlerë thelbësore e një demokracie evropiane. Megjithatë dëmtimi i pronës publike si dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe përçarjen e mëtejshme.Ndërsa ambasada britanikë nëpërmjet reagimit të saj apeloi për respektim të shtetit ligjor. Ne mbështesim të gjithë atë që bëjnë thirrje për demstrata paqësore. Është koha të respektojëm shtetin ligjorë. Edhe prezenca e OSBE reagoi duke kërkuar që nxitësit e dhunës të mbajnë përgjegjësi për incidentet. Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme. Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri.
Recommended