Report Tv-Atentat në Patos/ 53-vjeçarit i zënë pritë dhe e qëllojnë me breshëri

  • 5 years ago
PATOS-Një 53-vjeçar është qëlluar më armë zjarri dy herë në gjoks mbrëmjen e sotme. I plagosuri është Edmond Fejzullahu ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 minuta.

Ai ishte në makinë në momentin që është qëlluar disa herë me armë zjarri, ndërsa dy plumba e kapën në gjoks, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte.

Gazetari i Report Tv në Fier, Kristaq Thano raporton se pavarësisht plagëve, 53-vjeçari ka shkuar vetë me makinën e tij në spital.

Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Recommended