Policia të mos provokojë, Strazimiri: Dhunë ndaj qeverisë do jetë mbushja e sheshit me popull

  • 5 years ago
#oranews #intervista

Teksa frika për akte të dhunshme gjatë protestës së nesërme është prezente, deputeti demokrat Gent Strazimiri thotë se dhuna më e madhe ndaj qeverisë është mbushja e shesheve plot nga njerëzit.

Gent Strazimiri: Nesër ajo që kuptohet është se qeveria ka frikë. A do të ketë dhunë? Askush nuk e do dhunën por varet se çfarë përceptojmë dhunë. Qeveria përcepton dhunë mbushjen e sheshit me popull, rrethimin e Kryeministrisë me popull. Ajo është dhuna më e madhe për një regjim. Ai që ka popullin me vete, arrin të lëvizë zemrat e njerëzve nga Tropoja deri në Delvinë dhe të ti sjellë në Tiranë, ai nuk ka nevojë për dhunë.

I ftuar në Ora News, ai i bën thirrje policisë të shmangë çdo provokim.

Gent Strazimiri: Nesër do të jetë populli në shesh. Policia që ka marrë urdhër të shmangë provokimet sot është në moment terrori, terrorin e shefave të saj. Është e përbërë ekskluzivisht nga militantë të PS, nga ish-komisionerë dhe financues të PD. Sa të aftë do të jenë të mos provokojnë militantët e krahut tjetër, duke pasur parasysh se kemi dy palë militantë me uniformë dhe pa uniformë. Unë këtu dyshoj duke pas parasysh dhe drejtimin katastrofal që ka pasur Ministria e Brendshme. Policia bën mirë të ruajë veten dhe të mos provokojë popullin. Nuk mjaftueshëm policë as një regjim sa të provokojë popullin dhe të dalë fitimitar. Njerëzit vinë të protestojnë kundër dhunës qeveritare, vinë të protestojnë kundër varfërisë, vinë të tegojnë se nuk munden më në një moment ku 85% e pagës shfrytëzohet për ushqim dhe ushqimi nuk del.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/policia-te-mos-provokoje-strazimiri-dhune-ndaj-qeverise-do-jete-mbushja-e-sheshit-me-popull

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended