Pa Gjurme- Lind djalin me tutorin e saj/ 40-vjeçarja firake tregon peripecitë dhe si I rrëmbyen..

  • 5 years ago
Pjesa e dyte Dt 15 Shkurt Pa Gjurme- Lind djalin me tutorin e saj/ 40-vjeçarja firake tregon peripecitë dhe si I rrëmbyen foshnjen në Itali
Historia e saj është historia e njërës prej atyre. Vajzave shqiptare që kanë rënë pre e prostitucionit, te mashtruara dhe të detyruara të dalin trotuareve të Europës. Për shumë prej tyre fati nuk I dihet ende. L.T u njoh me djalin nga Patosi Arturin. Ajo ishte ende një e mitur kur mes tyre lindi një dashuri si kristali.

Familja nuk dinte asgjë për këtë marrëdhënie, deri në momentin kur të rinjtë vendosën të jetonin bashkë dhe L. të largohej nga shtëpia fshehurazi, pa i thonë asgjë familjes. Ditën e tretë të jetës, që nisën bashkë, Arturi i kërkon L. të iknin nga Shqipëria për në Firence të Italisë. Kjo ndodhi në vitin 1994. Të dy u larguan me gomone nga Vlora bashkë dhe me një grup emigrantësh. Mbërritën në Brindizi dhe pasi morën trenin udhëtuan drejt Firences.

Ata u vendosën tek shtëpia e një shoku të Arturit aty ku ndodheshin edhe 5 vajza të tjera. L ishte ende një vajzë e brishtë dhe e mitur, ajo dashuronte Arturin pa e ditur se mbreti i dashurisë së saj kishte të tjera vizione për të dhe të ardhmen e tyre. Rruga me emrin ??Via Karshina??në Firence do të ishte për L. kryqëzimi I fatit të trishtë të saj. Ajo u detyrua të dilte në rrugë dhe të prostituonte. Endrrat u thyen dhe dashuria gjithashtu, L. tashmë ishte shumë larg të afërmëve të saj dhe shumë pranë rreziqeve që e prisnin pas kësaj. Ditën e daljes në rrugë policia arreston 5 vajzat bashkë me L. e vogël. Ajo i rrëfen të vërtetën nga ku policia e dërgon në një qendër sociale për minorenet.

Policia bënë kontroll në shtëpinë ku Arturi mbante vajzat. L. ndërkohë vijonte të qëndronte në qendër ndërsa nuk e kishte kuptuar se kishte mbetur shtatzënë. Ajo ishte tre muajshe. Një familje italiane , e cila kishte lidhje me qendrën ku rehabilitohej L.

Sergo D. është personi që strehonte në shtëpinë e tij femrat që ishin shtatzënë. L. lind djalin në korrik të vitit 1995 dhe vendos ta quaj Renato. 2-ditë më pas L. nën prezencën e asistentes sociale firmos një dokument, me pretendimin e daljes nga spitali.

Recommended