“27 prilli”, pala mbrojtëse tha fjalët përfundimtare

  • 5 years ago
Aleksandar Vasilevski ? Ninxha nuk ka bërë pazar, prandaj ende është në sallën e gjyqit. Këtë para gjykatës në fjalët përfundimtare për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend e tha avokati i tij Zvonko Davidoviq. Sipas tij, në këtë proces është treguar se organizator i ?së enjtes së përgjakshme? është DSK-ja, e cila si flluska i ka përdorur shoqatat patriotike për të hyrë në Kuvend. Ai për ?Ninxhën? tha se nuk është person që mund të organizojë prishje të rendit kushtetues, ndërsa gjykata fajin duhet ta kërkojë tek ish-drejtori i DSK-së Vladimir Atanasovski dhe të arratisurit Goran Grujovski dhe Nikola Boshkovski.

Recommended