Rama ironizon Bashën: Çadra simbol dashurie për mua, qëllimi yt është një copë nga qeveria

  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama thotë se qëllimi i vërtetë i protestave të opozitës është që Lulzim Basha të takohet me të, dhe që Partia Demokratike të hyjë në qeveri.

Në takimin e ciklit ?Bashkia që duam?, i ngacmuar nga qytetarët e Rrëshenit, Rama tha se qëllimi i protestave të Bashës është të hyjë në qeveri me Ramën.

Qytetari: Mos na e sill më Ndrecën kandidat se duam të fitojmë dhe ne të djathtë...

Rama: Ju e keni mirë se për punë na keni neve, për rrumpallë keni partinë tuaj. Luli ishte në Krujë dhe u betua atje për Sari Salltikun se nuk do të më takojë më mua. Aq shumë do të më takojë saqë betohet për të kundërtën, ndryshe nuk i duhej të betohej. Ai po mbledh njerëzit të më thotë mua që shih sa njerëz kam unë, eja më tako e më fut ne qeveri se vdiqa.

Nga Rrësheni, kryeministri Rama tha se bashkitë mandatin tjetër do të jenë të fokusuara në investimet rurale pas rilindjes urbane.

Recommended