Report Tv-Flet stërmbesa: Si e përjetova burgun dhe internimin e Musine Kokalarit

  • 5 years ago
Linda Kokalari, mbesa e Vesim Kokalarit, njërit prej dy vëllezërve të Musine Kokalarit, që u pushkatuan pa gjyq nga komunistët gjatë luftës së Tiranës, përshkruan tragjedinë e njërës prej familjeve më të mëdha intelektuale në Gjirokastër. Vëllai tjetër i Musine Kokalarit që u pushkatua quhej Mumtaz Kokalari. Linda qëndron tek kalvari i Musine Kokalarit. Rrëfen se Musine Kokalari lindi dhe u rrit në një familje të pasur, ku nuk i kishte munguar kurrë asgjë. Mbi të gjitha nuk i kishte munguar kurrë dashuria e prindërve e vëllezërve. Musine KOkalri kishte lindur në Adana të Turqisë më 10 shkurt të vitit 1917, ?Stërgjyshi im ishte jurist dhe në atë kohë punonte si kryetar i gjykatës së Adanasë.

Për këtë arsye dy djemtë e mëdhenj Vesimi dhe Mumtazi i mbaruan universitetet në Turqi. Mumtaz Kokalari u bë dhe ai jurist si i ati. Pasi u kthyen në Shqipëri, vëllai më i vogël Hamiti shkoi të studionte në Paris për diplomaci e Musineja studio në Romë për letërsi dhe arte të bukura. Studionte për letërsi (kjo ishte ëndrra e saj) se asaj i pëlqente shumë të shkruante dhe të lexonte. Musineja humbiste në lexim për orë të tëra dhe vetëm kur dëgjonte anenë që e thërret, kujtohet që ka shkuar në dhomën e saj për të rregulluar krevatin dhe jo për të lexuar. Musineja ka kaluar katër vjet të jetës së saj në Rome, katër vjet që do t?i përshkruajë në librin e saj ?La mia vita universitaria?.

U diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1943.?, -kujton stërmbesa Linda Kokalari. Kur kthehet në Shqipëri pas studimeve, vëllai i Musinesë, gjyshi i Lindës Vesimi, ndër të tjera i propozoi të drejtonte botimin e librave në shtëpinë botuese që ai kishte themeluar ?Mesagjeritë Shqiptare?, që ishte shtëpia e pare botuese në Shqipëri. ?Vesimi ishte një burrë inteligjent me një kulturë të gjerë dhe një sipërmarrës shumë i suksesshëm. Ai e dinte që askush nuk e njihte librin më mirë se e motra, po nga ana tjetër e dinte mirë sa pak rëndësi kishte paraja për të, prandaj e kishte porositur - do të drejtosh përzgjedhjen dhe botimin e librave. Nuk pres ndonjë fitim prej teje, por ama nuk dua të dëgjoj për humbje. Musineja ishte e kënaqur. ?- Do Zoti e bënte? ? shkruante ajo në ditarin e saj?, rrëfen Linda

Recommended