Rama konfirmon në Korçë rikandidimin e Sotiraq Filos, flet edhe për debatet me PD e LSI
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar rikandidimin e Sotiraq Filos për kryebashkiak të Korçës edhe për një mandat tjerët katër vjeçar. Gjatë aktivitetit "Bashkia që duam", cikli i ri i takimeve të kreut të qeverisë me qytetarët, Rama tha se kryebashkiaku aktual do kandidojë sërish për të drejtuar qytetin dhe për të qenë ai qytetari i parë i Korçës deri në 2023. Kreu i qeverisë premtoi në Korçë edhe ndërtimin e një materniteti të ri, por edhe të një stadiumi modern. Projekt tjetër strategjik në Korçë është edhe ai për aeroportin, por Rama tha se bashkia mund ta financojë vetë, pasi më parë qeveria do vendosë në punë atë të Kukësit dhe Vlorës. Rama foli edhe për përplasjet e ashpra në Kuvend gjatë të enjteve të fundit, kur e quajti sallën e parlamentit kasolle qensh. Kreu i qeverisë u shpreh se në disa raste edhe maxhoranca është e detyruar të sillet si opozita, ndërsa shtoi se "kush fle me qen, zgjohet me pleshta". Mes tjerash, shefi i ekzekutivit u ndal edhe te studentët, të cilët siç tha ai do të kenë mundësi të mira punësimi në administratë dhe kjo do të behët sipas rezultateve që ata marrin. Kjo nismë shtoi Rama, është një tregues se të rinjtë dhe të rejat kanë mundësi për të qenë krenarë me Shqipërinë dhe jo të largohen me pretendimet se vendi i tyre nuk iu siguroi vend pune.
Recommended