Perla e Lulzim Bashës: Do ul çmimin e energjisë elektrike, 300 lekë për liter
  • 5 years ago
Pas 7x7=49, kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një tjetër gafë. Gjatë vizitës në Mallakastër dy ditë më parë ku takoi mbështetësit për t'i ftuar në protestën e 16 shkurtit në Tiranë, Basha prezantoi edhe programin ekonomik të PD. Kreu i PD tha se me të ardhur në pushtet do ulë taksat dhe çmimet për disa produkte. Duke folur për çmimin e lartë të karburantit, Basha tha se programi i PD parashikon ulje të ndjeshme të tij. Por në një moment, në vend të karburantit, Basha tha se do ulte çmimin e energjisë elektrike me 300 për litër. Mirëpo, energjia nuk matet as me litër dhe as me kilogram siç do donte Basha, por me kilovalt/orë.