Report Tv-Engjëll Hoxha tek“Mbretëresha e bukur e Linejnit”: Teatri, ëndrra e çdo aktori të ri

  • 5 years ago
Nga Valeria Dedaj

Angazhimi i aktorëve të rinj shqiptarë në skenat teatrore nuk është i lehtë. Megjithatë, Engjëll Hoxha, është një nga ata artist, i cili mendon se nëse vullneti për të qenë pjesë e skenës është e madhe, kjo gjë nuk është e pamundur. Engjëlli luan rolin e Reit në komedinë ?Mbretëresha e bukur e Linejnit? me regji të Kiço Londos. Në rol vjen plot lirshmëri, me tiket dhe gjestet që bën gjatë shfaqjes bën për vete publikun e Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?. Vet aktori rrëfen se si u bë pjesë e kësaj shfaqje



Ishte një sugjerim nga profesoresha Ermira Gjata. Ndërsa, drejtori më vlerësoi në audicion edhe më mori. Për mua ka qenë një përgjegjësi e dyfishtë, sepse do të luaja me ata dhe duhet që të punoja shumë. Ata që në fillim më ofruan komoditet, duke më trajtuar të barabartë me të. Duke më thënë se nuk jam student. Por kam punuar shumë për këtë rol, më gjithë përkushtimin tim.

Engjëll Hoxha, aktor
Ëndrra e Engjëllit për t?u bërë aktor është e kahershme.



Para se të vija në Akademi jam angazhuar edhe në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, duke qenë se isha i lirshëm më provonin në skenë edhe kur vinin artistë të tjerë. Por kur kam ardhur në Akademi të Arteve, i kam shembur të gjitha. Kjo është një ëndërr e bërë realitet, sepse unë aktrimin e kam pasur dëshirë që në gjimnaz. Duartrokitjet që kam marrë nga këto shfaqje më kanë bërë që të ndihem krenarë për këtë. Mendoj se ja kam arritur qëllimit, por mendoj se kam një rrugë të gjatë përpara.

Engjëll Hoxha, aktor
Për të punuar në profesion si aktor, Engjelli mendon se nuk do t?ia dilte dot pa mbështetjen e prindërve.

Recommended