Tahiri: Prokuroria s'po di si të mbyllë hetimet, secili do të marrë faturën që i takon
  • 5 years ago
TIRANE-Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ditën e sotme u përball në Gjykatën e Krimeve të Rënda me prokurorët që kërkon sërish zgjatjen e hetimeve kundër tij. Tahiri ishte i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pas kërkesës së prokurorëve për ruajtje të sekretit hetimor. Por ish-ministri reagoi duke u shprehur se pas një viti e gjysmë nuk ka më sekrete për dosjen e tij, pasi prokuroria i ka nxjerrë me SMS.

"Një vit e tre muaj hetim, unë nuk di se cfarë ka mbetur e fshehur në këtë proces, pasi lajme janë trafikuar në media pa fund. Sekrete hetimore jo, e jo, pasi janë trafikuar lajme, që unë shyqyr i kam edhe me mesazhe, nga prokuroria, nuk shkon, në çmimin tuaj është por, cfarë sekreti ka? Sepse nuk ka mbetur gjë më për sekret" deklaroi Tahiri para gjyqtares. Por në fund, vendimi u shty për ditën e hënë, pasi sipas ish-ministrit, gjykata kërkoi disa dokumente që prokurorët nuk i kishin.
Recommended