'Të ngrihemi si 500 vjet më parë'/ Ulsi Manja qesh me deklaratën e Bashës: Nuk na tremb

  • 5 years ago
Deklarata e Lulzim Bashës sot nga Kruja i cili bëri thirrje që shqiptarët të ngrihen në 16 shkurt ashtu si 500 vjet më parë kur luftonin osmanët, nuk i tremb përfaqësuesit e maxhorancës. Kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv qeshi me këtë deklaratë të Bashës dhe u shpreh se çdo tentativë për protestë të dhunshme atë ditë, do largojë gjithnjë e më shumë opozitën nga mundësia për të ardhur në pushtet përmes votës së qytetarëve. Manja tha se Basha duhet të ishte thelluar përpara se të bënte një deklaratë të tillë, pasi sipas tij, Shqipëria nuk është në kushtet e 500 viteve më parë.

"Kam frikë se nuk është thelluar në ato që ka thënë. Shqipëria nuk është në ato kushte dhe z.Basha nuk është në gjendje të bëjë atë që bëri Skënderbeu. Ka thirrur një protestë në 16 shkurt, vetë Basha ka dalë të shpërndajë ftesat si ftesa dasme. E kanë njoftuar protestën që para dy muajsh. Por shyqyr që doli që të takojë njerëzit pas atij gjumi të gjatë. Me protestën e 16 shkurtit Z.Basha nuk frikëson njeri. Shqipëria pret çeljen e negociatave në qershor. Nuk mund të ketë rrëzim të pushteti me dhunë. Ai thotë ikni ju sepse nuk ju mundim me votë që të na e lini fushën të lirë. Opozita nuk bëri asnjë ankimim për zgjedhjet e 2017. Dhuna në një protestë qytetare e largon ardhjen në pushtet. E dhunshme ishte protesta që çoi në djegien e bunkerit te Ministria e Brendshme. Por nuk di që pas kësaj opozita të ketë ardhur në pushtet", u shpreh Manja.

Deputeti socialist foli edhe për përplasjet e qeverisë me presidentin Ilir Meta. Ai tha se maxhoranca do t'i drejtohet Gjykatës Kushteteuse për të zgjidhur këtë ngërç institucional. "Brenda afateve që parashikon ligji, do dërgojmë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese. Nuk është thjesht zgjidhja e një konflikti kompetencash, por ky debat mes kryeministrit dhe presidentit duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë", tha ai.

Edhe çështja e "Unazës së Re" thelloi ndasitë mes palëve. Sipas tij, ndërhyrja e Metës ishte absurde, duke u pozicionuar kundër një projekti me interes publik, ndërsa shtoi se për familjet e prekura qeveria ka një plan konkret shpronësimi për pronarët e ligjshëm por edhe për ata që nuk kanë dokumente për objektet e tyre. Manja tha se projekti nuk do anulohet.

"Ne nuk do t'i mohojmë kryeqytetit një vepër të tillë publike. Asnjë banor i Unazës së Re nuk do të ngelë në rrugë të madhe. E tha sot edhe ministrja. Do gjejmë të gjitha zgjidhjet e mundshme ligjore, shpronësim për ata që kanë pronat dhe të gjitha format e tjera të mbrojtjes së qytetarëve. Nuk e kuptova ndërhyrjen e Metës që bën thirrje për anulimin e një vepre publike që do t'u shërbejë të gjithë banorëve të Tiranës dhe qytetarëve që vijnë në Tiranë. Për atë problem që ka lindur atje, ineresi publik është më i madh në raport me numrin e banorëve që preken nga kjo vepër. S'kemi si ta dëgjojmë kërkesën e presidentit për anulimin e projektit, sepse interesi publik për ndërtimin e asaj vepre, është në anën e shum...

Recommended