Zona e “Freskut” me zyra të reja - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës hapi zyrat e reja të Njësisë 12 në zonën e Freskut, Qesarakës dhe Teleferikut. Kryetari i bashkisë pa nga afër mjediset dhe u shpreh se kjo është një mundësi e mirë që qytetarët ti marrin shërbimet pranë zonës ku banojnë.?Të gjithë ata që janë ndjerë sikur banojnë në një brez kufitar, pra në një zonë asnjanëse, as këtej, as andej, sot kanë njësitë e tyre. Kjo është një mundësi fantastike për të gjithë qytetarët që duan të marrin shërbimet, duke filluar nga ndihma ekonomike, nga certifikatat, apo kartat e reja të identitetit, t?i bëjnë pranë zonës së tyre. Sot është një ditë feste për gjithë komunitetin që jeton tek Teleferiku, tek Fresku, mbi Fizikën Bërthamore, gjithë zona e Qesarakës?.Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të kryejnë regjistrimet ne gjendjen civile pranë kësaj njësie.?Duke qenë se banorët kanë shumë kërkesa për bashkinë, kemi dhe ne një kërkesë për ta. Kërkesa e tyre për bashkinë është që të rriten investimet, kërkesa e bashkisë është që të rriten regjistrimet e tyre këtu. Falë votës në Parlament është hequr gjoba, pra regjistrimi bëhet falas; mund të jesh nga Lushnja, nga Librazhdi, Kukësi, Këlcyra, por vjen tek Njësia dhe e transferon falas gjendjen tënde civile?Duke u regjistruar, sipas kryebashkiakut, merren shërbimet më afër dhe më shpejt, por edhe zona përfiton më shumë investime në rrugë, ujësjellës, kënde lojërash, etj

Recommended