Report Tv-34-vjeçari vrau gruan dhe kunatën, shtyhet gjyqi i familjarëve për kujdestarinë e femijeve

  • 5 years ago
Gjyqi për marrjen në kujdestari të dy fëmijëve të Ballshit,ku Gazment Musta vrau bashkëshorten, Gentiana Çaushaj nënnën e dy fëmijëve dhe kunatën është shtyrë për në datën 25 shkurt.

Në seancën e kësaj të hëne me dyer të mbyllura ka qenë i pranishëm autori i vrasjes Gazment Musta, është shoqëruar nën masa të forta sigurie, i cili akuzohet për vrasje brenda familjes. Seanca e ardhshme do të zhvillohet me dyer të mbyllura në prani të avokateve dhe psikologeve duke marre ne pyetje jo vetem fëmijët por edhe palët.

Séance e ditës së sotme, mësohet se ishte seancë përgatitore me qëllim sqarimin e rrethanave të çështjes është paraqitur vetë autori i vrasjes Gazmend Musta i cili përfaqësohej nga avokati Bashkim Hoxha. Gjyqi eshte zhvilluar me dyer te mbyllura e cila u zhvillua me qëllim përcaktimin e kujdestarisë së dy femijeve të mitur të ciftit Musta- Caushaj.

Ndërkohë daja i femijëve Gjyshmir Caushaj, me një kërkese drejtuar Gjykatës së Fierit në datë 17 Janar 2019-të, ka kërkuar kujdestarinë e mbeses dhe nipit të tij. Po të njejtën gje, disa ditë më vonë, kanë kërkuar edhe gjyshrit e dy fëmijëve, Bedri dhe Lumturi Musta, prindërit e Gazmend Musta.

Gjyqtare e çështjes është Arta Duka. Aktualisht fëmijet 3 dhe 10 vjec ndodhen në fshatin Sos, pas ngjarjes së rëndë të 2 janarit në Ballsh,ku viktimë ngelën Gentiana dhe Merisa Caushaj. Të dyja palët janë paraqitur në Gjykaten e Fierit, shoqëruar edhe nga familjarë të tjerë. Edhe pse kanë shkëmbyer vështrime, asnjë fjalë nuk është thënë mes tyre.

Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj u masakruan barbarisht nga Gazmend Musta ne banesën e tyre ne Ballsh, ngjarje e ndodhur ne sy të femijeve te ciftit.

Recommended