Ora News - Albin Kurti: Rama ka zgjedhur aleatët e gabuar në Kosovë

  • 5 years ago
#oranews

Takimin e një dite më parë në Prishtinë mes liderve të shtetit të Kosovës dhe kryeministrit Edi Rama e ka komentuar dhe kreu i Vetëvendosjes.

Ai tha se takimet konjekturale nuk i shërbejnë kombit dhe se është koha për një bashkim kombëtar.

Nga Tirana, Kurti tha se Rama ka zgjedhur aleancat e gabuara në Prishtinë.

Kurti: Unë nuk mendoj që kryeministri i Shqipërisë është pro ndarjes së Kosovës. Por unë mendoj se ai ka zgjedhur për miq dhe bashkëpunëtorë në Kosovë njerëz të papërshtatshëm të cilët përfitojnë për vete dhe nuk e kanë në fokus as interesin kombëtar dhe as shtetin e Kosovës. Kam ardhur dje në Tiranë dhe nuk i kam ndjekur këto takime. Takimet konjekturale nuk do të mundin të na rritin shumë shpresat për të mirat e përgjithshme.

Mendoj se edhe në Kosovë dhe në Shqipërui duhet të fillojmë tqë mendojmë dhe të përgatitemi për një "pranverë shqiptare". Në kushtet kur ekonomikisht jemi dobët dhe ushtritë i kemi pothuajse inekzistente, ndodhemi në një udhëkryq edhe kohor dhe hapësinor edhe si Ballkan edhe në vitin 2019 është e domosdoshme që populli shqiptar të shfaqet dhe të demokratizojë veten në mbrojtje të detyrës së tij kombëtare për bashkim dhe interesit të tij shtetëror për integrim europian.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/albin-kurti-rama-ka-zgjedhur-aleatet-e-gabuar-ne-kosove

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended