Ora News - Studenti i Juridikut: Nuk po njohim më shokët e lagjes, kanë ikur të gjithë

  • 5 years ago
#oranews #protestaestudenteve

Në bashkëbisedim me pedagogët e Universitetit "Luigj Gurakuqi", studentët e Shkodrës të cilët vijojnë bojkotin shprehën shqetësimin lidhur me të ardhmen e të rinjve.

Një student i Juridikut duke folur tha se shoqëria shqiptare është kapur nga një kancer dhe të gjithë po ikin, aq sa shtoi se edhe shokët e lagjes nuk i njeh më.

Studenti i Juridikut: Asnjë protestë në vendin tonë nuk ka zgjatur 2 muaj.Për një moment fillon dhe humb shpresën. Shqiptarët nuk janë në gjumë, kanë vdekur. Tani besoj dyfish që kauza jonë dhe të drejtat tona do të shkojnë aty ku duhet.Këto janë të drejtat tona,këto godina janë ngritur mbi eshtrat dhe gjakun e të parëve tonë,pse duhet që individë të caktuar ti marrin dhe ti përdorin si të duan.

Administrata e vendit tonë ka një kancer të shkallës së fundit që po e çon drejt vdekjes dhe shkombëtarizimit, ne në vendin tonë nuk kemi as 2 milion popull. Nuk po njohim shokët tanë nëpër lagje sepse kanë ikur dhe nuk i shohim më.Si do të jetojmë dhe vijojë fundi jonë këtë e kemi në dorë ne dhe intelektualët që sot i kemi në krahun tonë.Marrim këto diploma.

Provojmë nja dy vjet me portale dhe miq, nuk gjejmë punë dhe përfundojmë duke ikur. Ne e kemi në dorë sot që ta vulosim të ardhmen tonë që në një të nesërme të afërme të mos kemi nevojë me i kërku kujt favore, nuk është favor me të fut dikush në punë kur je ekselent dhe pse në vendin tonë është favor.Është e drejtë legjitime që ta njeh Kushtetuta. Në vendin tonë diploma nuk pi ujë.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/studenti-i-juridikut-nuk-po-njohim-me-shoket-e-lagjes-kane-ikur-te-gjithe

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended