Amerika e ndarë për taksën, Buzhala: Nëse Trumpit i mbijetojnë SHBA-të, i mbijeton dhe Kosova

  • 5 years ago
#oranews #intervista #beratbuzhala

Gazetari Berat Buzhala thotë se nëse SHBA-të do ti mbijetojnë Presidentit Trump, do të mbijetojë dhe vetë Kosova.

I ftuar në Ora News, Buzhala thotë se SHBA-të nuk janë unik lidhur me taksën ndaj Serbisë.

Buzhala: Nëse Donald Trump dhe John Bolton janë SHBA-të atëherë i prek. Unë besoj se aty janë aty janë ozurpatorët e zgjedhjeve të fundit por SHBA-të kanë edhe institucione të tjera, kanë Kongresin. Eliot Engel e mbështet taksën. SHBA-të nuk janë unik në këtë vendim.Miqtë tanë më të mirë të SHBA-së, historik, ata që na kanë ndihmuar me u çliru nuk ishin Trump dhe Bolton. Bolton ishte njeriu kryesor kundër pavarësisë së Kosovës, i vetmi zë në stablishmentin politik në Amerikë, për këtë arsye dhe u shkarkua nga Bush në 2008 nga pozita e Ambasadorit.

Nëse arrijnë me i mbijetu SHBA-të këtij Presidenti do ti mbijetojmë dhe ne. Nëse nuk i mbijetojnë SHBA-të fatkeqësisht dhe ne jemi në probleme të mëdha sado që miqtë të tjerë si Gjermania dhe Britania e Madhe po i qnëdrojnë afër Kosovës, po e inkurajojnë madje që të mos angazhohet në procesin që do të çojë në ndarjen e Kosovës.

Por a janë lodhur amerikanët?

Buzhala: Jo do të duhej të ishim ne të lodhur. Nëse një Ambasador amerikan vjen në 2019 dhe na thotë që marrëveshja duhet të jetë duke përfshirë dhe ndarjen e Kosovës, ky është një shock i madh. Në 17 vite ka qenë vetëm një kërkesë amerikane që Kosova të ruajë kufijtë e saj të Kushtetutës 1974. Nëse vjen një president dhe thotë po ndryshojë kufijtë ky është një shock për ne.Nuk mund ta përballojmë këtë shock, përkundër faktit që vjen nga Presidenti i SHBA.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/amerika-e-ndare-taksen-buzhala-nese-trumpit-i-mbijetojne-shba-te-i-mbijeton-dhe-kosova

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended