Vrasja e ish-policit Bilali në Tiranë, familja Xhabafti:S'kemi lidhje,i kemi mbyllur konfliktet

  • 5 years ago
TIRANE-Policia mori ditën e djeshme në pyetje katër anëtarë të familjes Xhabafti në lidhje me vrasjen e Arben Bilalit. Burime për Report Tv nga grupi hetimor pohuan se pjesëtarët e familjes Xhabafti kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen. 'Nuk kemi lidhje, nuk e kemi porositur ne. I kemi mbyllur konfliktet' mësohet se kanë deklaruar ndër të tjera anëtarët e familjes Xhabafti para grupit hetimor që po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Po sipas të njëjtave burime për Report Tv nga grupi hetimor, autorët dyshohet se kishin vendosur një kamer sigurie në zonën pranë banesës për të ruajtur ish-policin Bilali duke kontrolluar lëvizjet e tij.

Arben Bilali ka pasur konflikte në të kaluarën me familjen Xhabafti në Tiranë, përplasje të cilat datojnë që nga 1994-1997 dhe janë mbartur përgjatë disa viteve, duke prodhuar edhe viktima (lexo ketu). Atentatet ndaj familjes Bilali datojnë që në 1997 ku u vra Bujar Bilali në Tiranë. Në maj të vitit 2010, tentohet të vritet Arben Bilali. Ndërsa disa muaj më pas ekzekutohet vëllai i tij Leonard Bilali i sapo kthyer nga Italia. 9 vite më vonë, krimi godet sërish familjen Bilali duke ekzekutuar në atentat pranë banesës, Arben Bilalin, ish-oficer policie

Recommended