Ora News - Pushohen hetimet ndaj ish-deputetit Gledion Rehovica, rikërkon mandatin

  • 5 years ago
#oranews #gledionrehovica #hetimet

Ish-deputeti i LSI Gledion Rehovica i akuzuar për falsifikim formularësh i kërkon gjykatës rikthimin e mandatit të deputetit. Kërkesa vjen pas vendimit që prokuroria mori duke pushuar hetimet pasi sipas tij nuk verifikohet se ka kryer falsifikim të formularëve.

Pas disa muaj hetimesh Prokuroria e Tiranës, pushoi hetimet ndaj ish-deputetit të LSI-së Gledion Rehovica. Ish-deputetit të Beratit iu hoq mandati në janar të vitit të shkuar nga KQZ, pas kërkesës së bërë Sektori i Dekriminalizimit në prokurori.

Deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica, sipas Prokurorisë, rezulton të jetë arrestuar në vitin 1999 në Itali për ?vjedhje dyqani?. Ai mohoi akuzat e Prokurorisë duke thënë se ka qënë student në Romë gjatë kohës për të cilat flet akuza e Prokurorisë.

Por pas një viti, sipas prokurorisë Rehovica nuk e ka falsifikuar formularin e dekriminalzimit. Pas këtij vendimi, ish-deputeti i është drejtuar gjykatës administrative ku kërkon rikthimin e mandatit, të cilin tashmë e ka marrë deputetja tjetër e qarkut të Beratit Silva Caka.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokuroria-e-tiranes-pushon-hetimet-ndaj-ish-deputetit-gledion-rehovica

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended