Ora News - Juridiku ende pa mësim

  • 5 years ago
#oranews #studentet

Studentët e juridikut nuk i janë rikthyer ende auditoreve. Edhe pas përpjekjes së dekanit Artan Hoxha për zhvendosjen e mësimit në një godinë tjetër, asgjë nuk është konkretizuar. Alternativë mbetet gjimnazet e Tiranës, ku orët e humbura do të zhvillohet pasditeve.

Tiranë- E marta i gjeti studentët e Juridikut sërish jashtë auditoreve. Pas të hënës ku iu komunikua se do të fillonte mësimi, ende nuk është gjetur një zgjidhje. Megjithatë, dekani Artan Hoxha iu ka komunikuar një alternativë.

"Studentët që janë pro mësimit do të transferohen nëpër gjimnazet e Tiranës për ato që zhvillojnë mësim me një turn për të nisur kështu procesin mësimor".

Për studentët çdo godinë është njësoj, mjafton që të bëhet mësim.

"Çdo orë e humbur është shumë dhe është shumë e rëndësishmë të bëjmë mësim, qoftë dhe në gjimnaze".

"E rëndësishme është që të fillojë mësimi për ne, pastaj besoj se do të hapet shkolla dhe ne për pak ditë mund të jemi atje".

"Është zgjidhja e vetme e mundshme në këto momente, duke qenë se ne jemi paralizuar".

Por studentët që po protestojnë nuk e shohin zëvendësimin e orëve në godinë tjetër si zgjidhje.

"Nuk zgjidhet asgjë duke ndërruar një godinë sepse shumica e studentëve do të vazhdojnë të jenë këtu, kjo do të jetë një godinë e hapur".

Ndërkohë Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se qeveria nuk ndërhyn për shkak të kuadrit ligjor dhe i bëri thirrje rektorit Koni që të gjejë zgjidhje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dekani-i-juridikut-oret-e-mesimit-do-te-nisin-sot-ne-nje-nga-gjimnazet-e-tiranes

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended