Kuçuku: Vepra e Kadaresë në 45 gjuhë ka rol të jashtëzakonshëm, institucionet ta studiojnë

  • 5 years ago
Nëse shqiptarët njihen sot në mbarë botën, kontribut të madh ka dhënë edhe vepra letrare monumentale e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. I njohur si rrallëkush për forcën me të cilën ka bashkuar shqiptarët, por edhe për forcën me të cilën ka ndikuar në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit tonë, gjeniu i letrave shqipe, feston sot 83-vjetorin e lindjes.

Në një intervistë për ?Report TV? studiuesi Bashkim Kuçuku teksa flet për kontributin e tij të rrallë, ndalet tek libri i tij i ri, ?Kur sunduesit grinden?

Libri i sapodalë i Kadaresë është një sintezë e disa thelbeve, e krijimtarisë së botës së tij të formimit në marrëdhëniet e letërsisë, të shkrimtarit, me diktaturat. Aty konkretizohet me Stalinin edhe me figura të tjera të letërsisë, duket sikur është jashtë kontekstit shqiptar, por në të vërtetë është një kontekst universal. Në këtë rast edhe të vetë Kadaresë, që ka marrëdhënie personale me atë kohë që e ka njohur prej kohësh edhe e ka përjetuar gjatë gjithë jetës, duke arritur në përfundimin se çfarë janë shkrimtarët edhe çfarë lënë ata.

Tek e fundit, fitojnë mbi diktatorët, por mbi të gjitha fitojnë me veprën. Edhe përse në pamje të parë duket sikur fiton dhuna ndaj një shkrimtari që i kundërvihet, kjo ka të bëjë me të gjithë vrazhdën e tij, që e ka përjetuar disa herë derisa ka shkruar në forma të ndryshme të diktaturës.

Bashkim Kuçuku, Studiues
Kuçuku mendon se përkthimi i Kadaresë në rreth 45 gjuhë të huaja, i ka dhënë vendin tonë një rilindje të dytë, duke kapërcyer kufijtë, por edhe duke ndërtuara ura komunikimi

Recommended